Lajme

Sot nis zbatimi i masava të reja anti-Covid.

Nga e hëna masat e reja anti-Covid të miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës të shtunën, do të hyjnë në zbatim. 

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë gjatë së dielës, sipas tyre, këto masa do të zgjasin deri më 13 shtator kur do të bëhet rivlerësimi i situatës.

“Të nderuar qytetarë, siç jeni informuar, nga 30.08.2021 do të hyjnë në fuqi masat e reja”, shkruan në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Këto janë masat që do të zgjasin deri më 13 shtator:

Fillimi i vitit të ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, kur do të rivlerësohet situata.

Rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambiente të hapura.

Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë me staf esencial deri më 13 shtator.

Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Kosovë nëpër pikat kufitare duhet të paraqesin dëshmi që nuk janë të infektuar me COVID-19.

Të ngjashme