Lajme

S’ka asnjë provë se vaksinat ndikojnë në sterilitet

Një pjesë e mirë e njerëzve refuzojnë ta bëjnë vaksinën anti-Covid nga frika se mos ajo do t’i ndikojë në pjellorinë e tyre në një moment të dytë. I gjithë paniku, duket se është ngritur thjesht mbi mite dhe keqkuptime pasi deri tani, sipas OBSH-së nuk ka asnjë provë se vaksina mund të ndikojë në pjellori.

Nisur gjithashtu edhe nga studimet e kryera vazhdimisht ekspertët kanë arritur në përfundimin se nuk ka asnjë lidhje mes riprodhimit dhe vaksinës. Ende nuk është gjetur asnjë problem që shkakton vaksina në shtatzëni, në zhvillimin e fetusit, në ciklet menstruale, apo në pjellorinë te gratë dhe burrat.

Përkundrazi, ekspertët besojnë se është më e rrezikshme të mos e bësh vaksinën dhe inkurajojnë gratë shtatzëna të vaksinohen si një mënyrë për të mbrojtur bebin dhe veten.

Të dhënat e fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara (CDC) arritën në përfundimin se vaksinat kundër COVID-19 mund të kryhen nga gratë që janë shtatzënë, që planifikojnë një shtatzëni, duke sugjeruar më tej përfitimet e vaksinës që tejkalojnë rreziqet.

Teoria që qarkullon prej kohësh, që thotë se vaksina shkakton fertilitet është bazuar te ngjashmëria e emrave të një proteine të gjetur në vaksinë dhe një tjetër proteine që është e nevojshme për riprodhim. Në fakt, e vetmja e përbashkët që të dyja kanë është emri i njëjtë./wjbf.com/

Të ngjashme