Lajme

Njerëzit e infektuar me Delta e transmetojnë virusin dy ditë para se të shfaqin simptoma

Njerëzit e infektuar me variantin Delta të koronavirusit mund ta transmetojnë sëmundjen dy ditë para se të shfaqin simptomat e para.

Të paktën në këtë përfundim ka arritur studimi i fundit, publikuar në Nature. Transmetimi pre-simptomatik ishte tipar edhe i varianteve të mëparshme, por sipas këtij studimi nëse hendeku mes testit pozitiv dhe ndjesive të para ishte vetëm 0.8 ditë, me Deltën është 1.8 ditë.

Si rezultat, 3/4 e infeksioneve me Delta ndodhin gjatë fazës kur nuk janë shfaqur ende simptomat.

Transmetueshmëria e Delta-s është më e madhe dhe ndonëse vaksina është efektive, përphapja e këtij varianti mbetet shqetësim. Deri më tani 90% e rasteve në SHBA janë të infektuar me Delta, fakt i cili shton edhe më nevojën urgjente për t’u vaksinuar.

Studimet e fundit bëjnë me dije se marrja e vaksinës është e rëndësishme jo vetëm për shëndetin personal të personit, por edhe për të limituar transmetueshmërinë e sëmundjes. Përpos vaksinës, situata e krijuar aktualisht kërkon rikthimin e maskave, në vende publike dhe të populluara/health/

Të ngjashme