Lajme

Një tjetër sulm me raketa në aeroportin e Kabulit

Pesë raketa u lëshuan në aeroportin ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul të hënën, tha një zyrtar amerikan për CNN.

Sistemi i mbrojtjes C-RAM, i krijuar për të mbrojtur forcat tokësore kundër raketave, i instaluar në aeroport, u godit nga raketat, tha zyrtari.

Sipas tij, deri më tani nuk ka raporte mbi viktimat.

Ai tha për CNN se raketat që synonin aeroportin, ka të ngjarë të jenë lëshuar nga ISIS-K, por paralajmëron se është shumë herët për të konstatuar një gjë të tillë.

Të ngjashme