Lajme

Një tjetër shpërthim në Kabul

Mediat ndërkombëtare po raportojnë për një sulm tjetër pranë aeroportit të Kabulit.

Pamjet e shpërndara në Twitter, nga gazetari Shafi Karimi, duket se tregojnë pasojat e shpërthimit që ndodhi më herët.

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, ka thënë për BBC se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit.

Ende nuk dihet nëse ka viktima dhe gjithashtu nuk është e qartë se kush qëndron prapa këtij sulmi.

Mbrëmë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, si dhe ambasada amerikane në Afganistan, kanë potencuar mbi mundësitë e një sulmi tjetër në aeroportin e Kabulit.

Aeroporti ndërkombëtar i Kabulit po vazhdon të jetë i mbipopulluar nga afganë dhe të huaj që po tentojnë të largohen nga Afganistani, pas marrjes së shtetit nën kontroll nga forcat talebane.

Të ngjashme