Lajme

Kosnett falenderon Kosovën për strehimin e afganëve

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka përshëndetur vullnetin e Kosovës për të strehuar afganët.

Përmes Twitter-it, Kosnett u shpreh se Kosova po shpëton jetët e afganëve që po strehon.

“I nderuar të bashkohem me udhëheqësit kosovarë dhe kolegët e QUINT-it që mirëpresin në Prishtinë grupin e parë të evakuuarve afganë të lidhur me NATO-n. Duke pritur përkohësisht afganët gjatë rrugës për në shtëpitë e përhershme diku tjetër, Kosova jo vetëm që po shpëton jetë, por po u jep afganëve një mundësi për të ndërtuar jetë të re”, shkroi Kosnett.

111 afganë kanë mbërritur mbrëmë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Pritja e tyre u bë nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Pasi u testuan për COVID-19, ata u nisen drejt ish-kampit ushtarak Bechtel Enka.

Ndërkohë, pritet që grupi tjetër i afganëve të aterojë sonte në kryeqytet.

Kosova ka shprehur gatishmërinë për të strehuar afganë, në kuadër të marrëveshjes së SHBA-së me shtetet aleate të saj, në evakuimin e afganëve dhe të huajve që dëshirojnë të largohen nga Afganistani.

May be an image of 3 people, people standing and people walking

Afganët arrijnë në aeroportin e Prishtinës/ ©RFE

May be an image of 1 person, airplane and outdoors

Afganët arrijnë në aeroportin e Prishtinës/ ©RFE

May be an image of 1 person and standing

Afganët arrijnë në aeroportin e Prishtinës/ ©RFE

Të ngjashme