Lajme

Fitbit me kontroll të nevojës për të ushtruar

Pandemia globale goditi rutinat e njerëzve. Ndyshuan oraret e gjumit, dietat, regjimet e stërvitjes, madje edhe higjiena. Nivelet e stresit u raportuan të jenë më të larta se kurrë.

Drejtori i përgjithshëm i Fitbit, James Park tha se 18 muajt e fundit frymëzuan kompaninë që të shikojë më nga afër se si gjurmuesit e saj të fitnesit mund të mbështesin më mirë shëndetin mendor dhe menaxhimin e stresit.

Zgjidhja e tij: një gjurmues fitnesi që vlerëson se sa të gatshëm janë përdoruesit, mendërisht dhe fizikisht, për të përballuar sfidat çdo mëngjes, si dhe bën sugjerime të personalizuara për të planifikuar më mirë ditën e tyre.

“Ne e kuptuam [gjatë pandemisë] se ishim të aftë për më shumë sesa mendonim dhe çfarë do të thotë të jesh i fortë mori një kuptim të ri, mbase nuk ka të bëjë me të qenit në formën më të mirë fizikisht”, tha Park në një konferencë për shtyp.

“Ka të bëjë me kontrollimin e trupit tuaj dhe balancimin e aktivitetit me pushimin. Ka të bëjë me gjetjen e kohës si për shëndetin tuaj mendor ashtu edhe atë fizik dhe menaxhimin e stresit tuaj. Ka të bëjë me pushimin e vetes”, shtoi ai.

Charge 5 (179,95 dollarë) vjen me të gjitha specifikat që do të prisnit nga një gjurmues fitnesi: është i hollë, i lëmuar, përmban një ekran të ndritshëm AMOLED dhe GPS.

Por, veçoria e saj e re është pika kryesore. Fitbit (FIT) tha se përdor një algoritëm për të gjeneruar një rezultat çdo mëngjes, i cili shikon nivelin e aktivitetit ose ushtrimit nga dita e mëparshme; sa mirë keni fjetur ditët e fundit; dhe ndryshueshmërinë e rrahjeve të zemrës gjatë gjumit të thellë, i cili ndihmon në matjen e përgjigjeve të trupit ndaj faktorëve të stresit.

Këto standarde më pas maten kundrejt një baze personale. Kur një përdorues merr një rezultat të ulët, aplikacioni do të sugjerojë dhënien prioritet të rikuperimit dhe do të rekomandojë aktivitete si joga, zgjatje ose një seancë të të menduarit. Kur jepet një rezultat i lartë, do të sugjerojë stërvitjet fizike.

Fitbit gjithashtu solli disa mjete tashmë të paraqitura në linjën e saj të orëve inteligjente Sense, të tilla si një sensor EDA, i cili mat përgjigjen e trupit ndaj stresit, duke monitoruar ndryshimet në gjëndrat e djersës dhe një sensor EKG që monitoron ritmin e zemrës dhe anomalitë potenciale.

IDC raportoi se Fitbit dërgoi 15.1 milionë njësi në të gjithë botën në një periudhë një vjeçare, duke filluar nga janari 2020.
Kjo e la atë pas Apple, Xiaomit dhe Huaweit.

Fitbit nuk është i vetëm në ofrimin e veçorive të mirëqenies.

Samsung ofron një mjet për menaxhimin e stresit në Galaxy Watch, i cili lejon përdoruesit të kontrollojnë rrahjet e zemrës dhe ngopjen me oksigjen për të përcaktuar nivelin e tyre të stresit.

Ai gjithashtu siguron ushtrime të frymëmarrjes, një praktikë që është gjithashtu e disponueshme në Apple Watch.

Para-porositë e Fitbit Charge 5 fillojnë të mërkurën dhe fillojnë të dërgohen këtë vjeshtë./CNN

Të ngjashme