Lajme

Empire State, zemra e New Yorkut

Empire State Building, rrokaqielli me kornizë çeliku prej 102 katesh, që përfundoi në New York City më 1931, ishte ndërtesa më e lartë në botë deri në vitin 1971. Ndërtesa Empire State ndodhet në Midtown Manhattan, në Fifth Avenue, rrugën e 34-të.

Mbetet një nga ndërtesat më të veçanta dhe më të famshme në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga shembujt më të mirë të dizajnit modernist.

Në kohën e ndërtimit të saj, kishte një konkurrencë të ashpër për të fituar titullin e ndërtesës më të lartë në botë.

Një antenë 68 metra, iu shtua ndërtesës më 1950, duke rritur lartësinë e përgjithshme të saj në 449 metra, por lartësia u zvogëlua në 443 metra më 1985, kur antena u zëvendësua.

Dyshja kryesore pas ndërtimit të Empire State Building, ishte John J. Raskob dhe Al Smith. Raskob, një biznesmen “self-made”, së bashku me Smithin, i cili ishte një ish-guvernator demokrat i New Yorkut, dukeshin si një dyshe e çuditshme.

Është e pamundur të dihet se cili prej tyre kishte idenë fillestare për të ndërtuar rrokaqiellin, por që të dy arritën në përfundimin se do të bënin një projekt të përbashkët, njëkohësisht të ndjeshëm dhe të bujshëm në jetët e tyre.

Smith njoftoi planet për ndërtesën rekorde më 29 gusht 1929.

Arkitektët e saj, Shreve, Lamb & Harmon Associates, projektuan një ndërtesë që do të kalonte 100 kate.

Ndërtimi filloi 200 ditë më vonë, më 17 mars 1930.

Megjithatë, tregu i aksioneve u rrëzua në tetor të vitit 1929, dhe Depresioni i Madh filloi të zinte vend. Sidoqoftë, ndërtimi vazhdoi dhe u dëshmua si një burim i rëndësishëm i vendeve të punës në New York.

Ndërtesa Empire State u hap zyrtarisht më 1 maj 1931.

Megjithë fillimet e saj të ngadalta, Empire State Building është bërë një ikonë e qëndrueshme e qytetit të New Yorkut, për botën dhe vetë njujorkezët.

Observatorët janë të vendosur në katet 86 dhe 102, dhe një platformë e vogël shikimi gjendet në atë që disa i referohen si kati i 103-të.

Observatorët vizitohen nga miliona turistë çdo vit.

Paraqitjet e dukshme të Empire State Building në disa nga filmat më romantikë të shekullit XIX mund të kenë shërbyer si frymëzim. Fillimisht në Love Affair, dhe më pas xhirim i An Affair to Remember, Sleepless in Seattle, King Kong, dhe shumë video lojëra, libra komikë e të tjera.

Ndërtesa Empire State është njohur gjithashtu për iniciativat e saj të arkitekturës së gjelbër. Në vitin 2020, rrokaqielli përfundoi një ristrukturim që zgjati më shumë se 10 vjet, i cili reduktoi ndjeshëm përdorimin e energjisë, uli emetimet me rreth 40 përqind dhe rriti efikasitetin./Britannica

Të ngjashme