Lajme

Ekspozonte armën ndaj një personi, intervenon policia

Zyrtarë policorë në qytetin e Mitrovicës kanë arritur të sekuestrojnë një armë nga një 24 vjeçar i cili në momentin e aksionit të policisë ishte duke e ekspozuar atë ndaj një personi tjetër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:25 në rrugën “Rozafa” në Mitrovicë të Jugut. I dyshuari, A.H., u vërejt nga policia gjatë ekspozimit të armës dhe u arrestua menjëherë. Arma e llojit “pistoletë” me dy fishekë u sekuestrua, teksa i dyshuari nuk kishte leje për të.

I dyshuari u intervistua nga ana e policisë dhe u lirua me procedurë të rregullt me leje të prokurorit.

Ndaj tij u iniciua vepra penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Mitrovicë, 27 prill2021

Sekuestrimi i armës është realizuar sot rreth orës 14:25 në rrugën “Rozafa” në Mitrovicën e jugut, në kohën kurë zyrtarët policorë për një çast kanë vërejtur se personi i dyshuar po ekspozonte armën në drejtim të një personi tjetër.

Zyrtarët policor mbi parimin e vlerësimit për ndërhyrje të shpejtë e profesionale, me qëllim të parandalimit dhe mos përshkallëzimit të situatës, kanë arritur që ta vënë nën kontrolle dhe të arrestojnë personin e dyshuar nga i cili është sekuestruar një armë e llojit “Pistoletë” me dy fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A. H., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është ë liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.

 

Të ngjashme