Lajme

‘’Arti në duar’’

Arti dhe thellësia e tij nuk njohin kufinj, dhe këtë e ka dëshmuar edhe artistja Eliza Bennet.

Bennett, artin vendosi ta tregojë në një mënyrë të pazakontë, kështu duke i qëndisur penjtë në duart e saj për shkak të promovimit të kampanjës, ‘’A Woman’s Work is Never Done’’,  bëri që të shpërfaq sfidat e grave në botë dhe siç e quan ajo ‘’punët e tyre që nuk përfundojnë kurrë’’.

©Dazed

©Dazed

Kjo artiste nga Londra, eksploron stereotipin e punës së lehtë, ‘femërore’ në këtë projekt të përpiktë të qëndisjes ku, përmes një shtrese të sipërme të lëkurës në pëllëmbën e saj, Bennett qep fije shumëngjyrëshe

Sidoqoftë, përtej ndikimit të saj fillimisht tronditës, ‘’A Woman’s Work is Never Done’’, gjithashtu mbart një mesazh të rëndësishëm socio-politik.

Duke përshkruar punën në deklaratën e saj, Bennett thotë:

“Kam nevojë për përvoja të mia autentike, në krijimin e kësaj vepre kjo bëhet e mundur, duke përdorur teknikën e qëndisjes, e përdorur tradicionalisht për të përfaqësuar feminitetin dhe duke e zbatuar atë në shprehjen e të kundërtës, shpresoj të sfidoj nocionin e paramenduar se ‘’puna e grave’ është e lehtë, tregoi Bennett.

/Dazed/

Eliza Bennett

Të ngjashme