Rreth CBC

CBC është kompani multimediale e cila ofron shërbime
televizive në platformë digjitale, e që transmetohet në internet
me qëllim zbavitjen dhe edukimin e audiencës së tij përmes
një platforme ndërvepruese që angazhon njerëzit, që
tregojnë historitë e tyre njerëzore në një gjuhë të thjeshtë
dhe të lehtë për t’u kuptuar.

 

CBC është po ashtu medium i shkruar, i cili bën informimin
publik mbi ngjarjet ditore dhe nga aktualiteti përmes portalit
informativ (www.cbc.al ), duke përfshirë lajmet nga sferat
shoqërore, politike, ekonomike, sporti, kultura, arti dhe të
ngjashmet që janë në interes të publikut.

 

CBC është një koncept modern që përpiqet të promovojë
vlerat njerëzore, duke mbuluar tema që po ndryshojnë
mënyrën se si njerëzit e jetojnë jetën e tyre të përditshme.

 

Është ndryshe nga kanalet tradicionale televizive sepse nuk
do të ketë synim kryesor vetëm aktualitetin e lajmet, por, në
vend të kësaj, kanali televiziv digjital CBC do të jetë një
shtëpi transmetimi, ku temat e trajtuara do të përfshijnë
çështje ndërsektoriale si: arsimin bazë, arsimin joformal,
mjedisin, krijimin e vendeve të punës, të drejtat e njeriut, të
drejtat e fëmijëve, barazinë, shëndetin, mirëqenien sociale
dhe shumë tema të tjera.

 

CBC Staff

 

Drejtor:
Fisnik Ademi