Lajme

58 raste të reja dhe dy vdekje në 24 orët e fundit

58 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2 nga 1.816 të testuar.

Në 24 orët e fundit janë shënuar gjithashtu 2 jetë të humbura, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.239.

Komuna me më së shumti raste të regjistruara brenda 20 orëve të fundit ishte Lipjani me 8 raste.

Raste pozitive janë shënuar edhe në: Lipjan 8 raste, Prishtinë 7 raste, Prizren 7 raste, Ferizaj 6 raste, Gjilan 6 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Drena, Gjakov, Obiliq, Podujevë dhe Suharekë

Kështu, deri më tani, janë infektuar gjithsej 107 mijë e 178 qytetarë me COVID-19, ndërsa janë testuar 585. 613 mijë  të tillë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) vazhdon të bëjë thirrje për respektim të masave: mbajtje të maskës, distancës dhe mbajtje të higjienës.

 156 TË SHËRUAR DHE 58 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 58 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste nga 585.613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.840.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Prishtinë 7 raste, Prizren 7 raste, Ferizaj 6 raste, Gjilan 6 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Drena, Gjakov, Obiliq, Podujevë dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Të ngjashme