Lajme

36 të vdekur nga COVID në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar 1 630 raste pozitive me COVID-19, dhe janë raportuar 36 raste të vdekjeve.

Kjo është bërë e ditur në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në të cilin thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 816 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive është 26 575.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11 458 doza të vaksinës kundër COVID-19, derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808 078 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 269 312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdojnë të apelojnë te qytetarët për mbajtje të maskave, distancës dhe higjienës.

Të ngjashme